Joseph Daul, Presidenti i Partive Popullore Europiane

Daul: Dënojmë fuqishëm dhunën, palët të përfshihen në dialog

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul dënoi sot fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Ai inkurajoi të gjitha palët e përfshira, që të kthehen në një dialog të ndershëm politik. “Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet kryesore, të zbusin retorikën dhe të frenojnë dhunën”, tha Daul.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet