Debati i politikanëve tanë në Komision, lë ''pa fjalë'' BEnë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë fjalët e një miku të Shqipërisë në Parlamentin Europian, për të komentuar debatin e një dite më parë në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku opozita kërkoi largimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i komitetit.

“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi! S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”, thuhet në mesazhin për kryeministrin Edi Rama.

Një ditë më parë, edhe pse u larguan nga salla e mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, pjesëtarët e delegacionit shqiptar nga radhët e opozitës ishin të pranishëm në drekën e përbashkët ku në tryezë ndodhej edhe bashkëkryetari Balla. Këtij detaji i është referuar kryeministri Rama ndërsa publikoi disa foto me fjalët: “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”.

Grupet parlamentare në Parlamenti Europian pas largimit të përfaqësuesve të opozitës, dhanë mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, në qershor të 2019. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet