Debati për arsimin e lartë, Rama mbron Nikollën

Kryeministri Rama ka akuzuar përfaqësuesit e Partisë demokratike, se po e përdorin çështjen e pranimeve në universitete për të bërë politikë. Për çështjen e aturantëve, Rama ka debatuar fort me deputeten demokrate, Jozefina Topalli, e cila ka bërë publike në parlament një foto të një maturanteje nga protesta. Topalli i kërkoi ministres Nikolla, që të lërë parlamentin dhe të mbyllet në zyrën e saj për të gjetur një zgjidhje për këta maturantë. Menjëherë kryeministri Rama ka dalë në mbrojtje të Nikollës. Ai ka akuzuar Partinë demokratike, se përdor njerëzit e dëshpëruar për të bërë politikë, ndërsa theksoi se askush që e meriton, nuk do të ngelë jashtë universiteteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet