Deklarata për shtyp nga PD: Prof. Boçi kërkon shpërblim për mësuesit nga Qeveria

“Që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot, kjo qeveri nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar”. Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë një konference për shtyp, njëkohësisht pegadod. Sipas tij, “duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave”. “Mungesa e shpërblimit për mësuesit është reflektim i braktisjes së arsimit nga qeveria. Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi në çdo drejtim protesta e studentëve”, tha deputeti demokrat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet