Ministrat e rinj, Meta dekreton 4 prej tyre; priten të dhënat për Cakajn

(20:10) Presidenti Ilir Meta ka dekretuar katër ministrat e propozuar nga Kryeministri Edi Rama. Anila Denaj, ministre e Financave dhe ekonomisë, Belinda Balluku, ministre e Transportit, Besa Shahini, ministre e Arsimit, dhe Elva Margarita, ministre e Kulturës. Ministri i jashtëm nuk është dekretuar ende. Pak më parë Meta ishte shprehur se po priten të dhënat për integritetin e emrave të propozuar për këto pozicione. Mesa duket ministri më i ri i këtij kabineti nuk ka kalaur ende nëpër të gjitha filtrat e kërkuar.

Ministrat e rinj do të kalojnë nëpër filtrin e verifikimit të integritetit të tyre. E tha Presidenti i Republikës Ilir Meta. "Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë, po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi, për verifikimin e integritetit, në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”, është shprehur Presidenti Meta. Presidenti ka theksuar se, "kjo do të bëhet brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet