Dekriminalizimi brenda muajit. Do të merret i plotë propozimi i opozitës ?

Ermonela Felaj: 'jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të paraqesim dhe të miratojmë ligjin''

Roland Qafoku (Debati në Chanel One): Zonja ministre, si e mendoni ju dekriminalizimin e parlamentit ? Në pikëpamjen time deputetët janë përfaqësuesit e shoqërisë sonë. Ne kemi nevojë për dekriminalizimin e shoqërisë që më pas të arrijmë dekriminalizimin e parlamentit. Në një mënyrë apo tjetër ne i meritojmë ata që janë në parlament.

Roland, unë dua të them që në fillim që se unë nuk jam dakord me shprehjen dekriminalizim. Aq më pak dekriminalizim i parlamentit dhe aq më shumë dekriminalizim të shoqërisë. Sepse çfarë do të thotë kjo? Që do të thotë se të gjithë individët që janë aty janë kriminelë? A kemi ne nevojë që të ndalojmë që njerëz të dënuar të zgjidhen apo të emërohen në funksione publike qofshin këto të zgjedhura apo të emëruara. Përfitoj nga rasti që nga pozitat e ministrit të shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, t’ju konfirmoj edhe në emër të qeverisë që ne jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të paraqesim dhe të miratojmë ligjin për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krime të rënda me dashje të formës së prerë. Këtë gjë do ta bëjmë duke u bazuar në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare. Një eksperiencë e tillë është ajo italiane. Kemi patur fatin që bashkë me kryeministrin të takojmë edhe hartuesin e ligjit në parlamentin italian dhe kemi marrë përgjigje për të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tona. Ky tekst do të shqyrtohet dhe do jetë prezent në komisionin e posaçëm të ngritur për reformën në drejtësi. Dhje kjo nuk është e lidhur me vetëm me ata që kryejnë detyra të larta shtetërore por në të gjithë kapilarët e shtetit.

Zonja ministre, për cilët nivel bëhet fjalë ?

Për të gjithë ata që kanë statusin e nëpunësit civil.

A do ketë efekte prapavepruese ligji ?

Sigurisht që do ketë efekte prapavepruese.

A do ketë largime nga parlamenti dhe detyra të tjera të larta shtetërore ?

Kjo ka qenë një pikë që kemi diskutuar më shumë me hartuesit e ligjit italian. Kështu nuk ka vend për të gjykuar mazhorancën sepse mazhoranca ka qenë në krye të herës e gatshme ta realizojë këtë. Dhe këtë proçes t'a realizojë bashkë me opozitën. Këto ditë opozita ka depozituar në Kuvend dy projektligje, një për ndryshimet kushtetuese dhe një për largimin e këtyre personave që ne folëm nga institucionet shtetërore. Të dyja janë të ndryshme nga njëra tjetra. Kështu ne jemi të detyrurar të zbatojmë rregulloren e kuvendit për një procedurë të posaçme. Kemi arritur në limitet e kohës dhe ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për konsenus. Por Qeveria me apo jo konsensusin e opozitës ne do ta arrijmë të miratojmë këtë ligj.

Zonjë në parlamentin e parë shqiptar në 1921 dhe më pas, ne kishim deputetë disa nga korifejtë e mendimit shqioptar si Fan Noli, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Eqrem bej Vlora, Ali Këlcyra etj. Kur do kemi në parlament deputetë të këtij kalibri ?

Prandaj e kemi thënë se reforma në arsim është nga më të rëndësishmet sepse arsimi i popullit është ai që sjell figura të mëdha. Në atë kohë zonjë nuk kishte as shkollë të mesme në Shqipëri dhe këta që unë përmenda kishin studiuar jashtë vendit.Megjithatë gjithçka lidhet me arsimin.

A keni gjetur ju konsensusin me opozitën që kjo të jetë një luftë fronteale për dekriminalizmin e kuvendit ?

Ne kemi bërë një bisedë të parë me opozitën dhe me ata që janë angazhuar drejtpërdrejetë me këtë çështje. Do kemi një ballafaqim të hapur të qendrimeve të secilit. Por gjerat që ne nuk do t’i kishim të negociushme ka të bëjë me atë që njihet si prezumim të pafajësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet