Dekriminalizimi, zbutet opozita, e rëndësishme është të miratohet ligji

Dy drafte paralele, njëri i mazhorancës tjetri i opozitës janë propozuar për miratim dhe të dyja janë ulur në tavolinën e negociatave

TIRANË - Pavarësisht formës, e rëndësishme është që në fund të kemi një ligj që do i nxjerrë kriminelët sot nga parlamenti dhe nuk i lejojë të hyjnë aty nesër. Dy drafte paralele, njëri i mazhorancës tjetri i opozitës janë propozuar për miratim dhe të dyja janë ulur në tavolinën e negociatave. Në një prononcim për mediat, kryetari i Komisionit për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi tha se do të ndiqen proçedurat parlamentare për shqyrtimin e të dyja drafteve, por, opozita nuk do të pranojë të negociojë pikën që lidhet me detyrimin për marrjen e shenjave të gishtërinjve. “Çështja e shenjave të gishtërinjve është një moment themelor në ligjin tonë dhe kusht që ne nuk mund ta negociojmë. Çdo përpjekje për ta bllokuar këtë nuk do të gjejë konsensusin nga ana jonë. Ky vend ka nevojë për deputetë dhe funksionarë publikë që të jenë të denjë para opinionit publik dhe të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën” tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet