Demokratët ankohen për futjen e Reformës në Kuvend, Meta korrigjon kalendarin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një dalje për mediat, ka sqaruar se futja e drafit të reformës në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit, ka qënë një keqkuptimi i cili është korrigjuar. Pas seancës plenare të ditës së enjte, Kuvendi publikoi kalendarin tre javor të punimeve, ku përfshihej edhe drafti i Reformës në drejtësi. Menjëherë pas publikimit të tij, Partia demokratike reagoi zyrtarisht, duke theksuar se kjo pikë jo vetëm që nuk është diskutuar gjatë mbledhjes së Koferencës së kryetarëve, dhe as ka qenë në rendin e ditës. Partia demokratike theksoi se nëse nuk korrigjohet kalendari, çështja do të shkojë për ndjekje penale. Për këtë akt demokratët kanë bërë përgjegjës kryeministrin Rama, i cili sipas tyre e ka futur këtë projektligj në fshehtësi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet