Deputetët rrëzojnë propozimin për heqjen e taksës mbi rrogën, deri në 40.000 Lekë

Megjithëse nuk ishte tërhequr nga vendimi i tij për të hequr taksën mbi pagat deri në 40.000 Lekë, Erion Braçe nuk ia doli të bind dhe kolegët e tjerë. Propozimi i deputetit socialist u rrëzua sot në Parlament. Votoi 'pro' vetëm ai. Në seancën e sotme plenare u përfshi një debat mes tij dhe Ministrit të financave Ahmetaj. Braçe kishte propozuar që punonjësit me një pagë mujore deri në 40 mijë të përfitonin një taksim Zero. Ministri Ahmetaj dhe kryeministri Rama ishin shprehur 'kundër' propozimit, gjatë këtij debati sot. Pas diskutimeve dhe hedhjes në votim, 63 deputet votuan kundër, 1 pro (vetë Braçe), 12 abstemin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet