Deputetët shqiptarë sekserë të parave të drogës dhe prostitucionit në Shqipëri

I ftuar në studion e “Opinion”, analisti, Lorenc Vangjeli tha se, krimi sot është politik. Sipas Vangjelit, situata e krijuar në vend është për shkak të opozitës. Ndërsa Shemsi Prençi tha se, deputetët e Parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendit, Vangjeli tha: “E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 për qind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet.” Vangjeli vazhdoi më tej duke thënë se, krimi nuk mund të luftohet me mjete policore, dhe sipas tij krimi sot është me kostum dhe kravatë. "Përgjegjësi të parë dhe kryesore ka politika. Ne e shikojmë Shqipërinë, tek kryeministria, tek protesta pa kaluar në periferi aty ku është skamja dhe krimi. Njerëzit të cilët janë votuar, ata që kanë braktisur mandatin duhet ta dinë që duhet të bëhen bashkë dhe të luftojnë krimin. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe Elbasan është rritja e krimit në një potencial edhe më të madh. Grupet kriminale kanë potenciale të jashtëzakonshme financiare dhe materiale, por orientohen në tregun e kokainës duke e lënë tregun e kanabisit”, tha Vangjeli.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet