Albert Weiler

Deputeti i Bundestagut: Kuvendi i dha më shumë fuqi votuesve shqiptarë

Deputeti i Bundestagut, Albert Weiler ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave. Weiler shprehet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapja e listave ka rritur demokracinë në Shqipëri, ndërsa thekson se janë përmbushur kërkesat e Bundestagut. Albert Weiler ka shpërndarë statusin e Florian Hahn, Raporter për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, i cili përgëzoi Kuvendin e Shqipërisë “për përmbushjen e kërkesës së Bundestagut për të miratuar një Reformë Zgjedhore, të bazuar në rekomandimin e OSBE-së dhe ODIHR-it për të demokratizuar më tej procesin zgjedhor. “I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestagut janë përmbushur”, deklaron Weiler. Kuvendi i Shqipërisë një ditë më parë miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave, një vendim që u mbështet edhe nga faktori ndërkombëtar duke e cilësuar si rritje të fuqisë së zgjedhësve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet