Rama-Basha, nuk ka dakordësi për formulën e emërimeve

Dështon takimi i shumëpritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për Reformën në drejtësi. Në takimin që zgjati nga ora 17:00-20:05, Rama ishte i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Fatmir Xhafa, ndërkohë Lulzim Basha ishte i shoqëruar nga Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi. Ngërçi midis palëve, ka qënë kërkesa e opozitës për formulën e vendeve të rezervuara në sistemin e drejtësisë. Sipas Lulzim Bashës, kjo metodë pamundëson kapjen e sistemit të drejtësisë. Sipas modelit të vendeve të rezervuara, anëtarët e organeve kolegjiale, do të përzgjidhen në mënyrë proporcionale dhe të barabartë nga lista e ndarë e kandidatëve profesionistë që mbështeten nga maxhoranca dhe opozita. Kjo formulë nuk është pranuar nga kryeministri Rama, i cili para pak ditësh pranoi propozimin e opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të institucionit të drejtësisë me 2/3 e votave të Parlamentit. Duke parë që nuk u arrit asnjë dakordësi, shefi i qeverisë, u shpreh se do ta dërgojë draftin për votim në parlament.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet