Dhuna e opozitës kundër hapjes së negociatave dhe reformës në drejtësi

“Dhuna e opozitës në Kuvend është kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar”, tha sot në seancën plenare në Kuvend, kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërsa deputetët e opozitës mbajtën të rrethuar foltoren e Kuvendit, Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialistë, Taulant Balla tha se ndërsa ne presim 17 prillin ku Komisioni Europian do të sugjerojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkojnë të krijojnë këtë situatë dhune”.

“Dhuna e këtyre deputetëve është kundër hapjeve të negociatave është në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar është kundër kundër reformës në drejtësi”, theksoi Balla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet