Matthew Palmer, pas zgjedhjeve merruni me Reformën elektorale

SHBA, BE, dhe Gjermania, faktorët që kanë zë në kapitull në jetën politike të vendit, bënë thirrje të gjithë njëzëri për dialog, dhe jo kaos, sidomos në ditën e zgjedhjeve. Zv/ndihmës sekretari i shtetit për Europën, Matthew Palmer u bëri thirrje sot udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 Qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer tha se: “ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 Qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, shtoi ai. Lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve pas mospjesëmarrjes së opozitës, Palmer tha se “është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet në vetvete nuk janë të vlefshme”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet