Dialogu: Basha dhe Rama nuk ulen në tryezë

"Dialogu" është kthyer në një top ping-pongu mes Bashes dhe Rames. Asnjëra nga palët nuk pranon ti lëshojë pè tjetrës, dhe parimisht të dy janë "dakord" për takim. "Nëse do dialog, ti cakto negociatorin dhe bëj gati dialogun", tha dje Basha nga çadra. Demokratët kërkojnë qeveri teknike. "Ndahu nga krimi", i kërkoi Basha dje pasi dëgjoi fjalën e kryeministrit nëpërmjet celularit. Dhe se me rezerva për rolin e Presidentit Bujar Nishani (pozicionimet e tij të njëanshme në momente kyçe), Kryeministri Edi Rama është dakord për tryezën e bisedimeve, me kreun e opozitës shqiptare. Opozita po krijon një krizë artificiale për të bllokuar Vetting-un dhe kjo sipas tij vë në rrezik çeljen e negociatave. Kohët e fundit është folur dhe për një kërcënim të mundshëm ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha. "Asnje skenar për kërcënim më jetë, sqaroi Rama, bëhet fjalë për jë burim kontradiktor".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet