Diplomaci ekonomike, Bushati takon krerët e dhomave të tregtisë

Biznesi dhe shteti. Si mund të promovojmë interesat ekonomikë të vendit, nëpërmjet diplomacisë ekonomike? Për këtë qëllim, Ministri për europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati pati sot një takim më krerët e dhomave të tregtisë për të koordinuar punën me aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë vendit. “Qasja jonë e re ndaj diplomacisë ekonomike, synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizative, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacionit, komunikimit në kohë sa më të shkurtër, si dhe të drejtohet nga objektiva të qartë e të matshëm”, tha ministri Bushati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet