Disa deputetë holandezë kërkojnë rikthimin e vizave, Ministria: është në kundërshtim me legjislacionin europian

Një shtet anëtar i BEsë mund t'i kërkojë Komisionit Europian hapjen e proçedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BEsë, dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë. Ka reaguar Ministria e jashtme shqiptare pas lajmit se disa deputetë holandezë propozojnë rikthimin e vizave. Kjo nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve Schengen. Migracioni ka patur rënië, dhe pezullimi aplikohet vetëm kur ka rritje me mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore. Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata hollandezë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë. Ministria e quan shkak për këtë vendim klimën elektorale në Holandë. "Jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s'kemi asnje dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale", shkruan Ministria në një komunikatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet