Do financohet ende ''Parlamenti'' ?

Cani jep urdhër për ndërprerjen e financimeve nga buxheti i shtetit. Në pritje të reagimit turk për rikonstruksionin e godinës

TIRANE - Paratë e Erdoganit, të cilat nuk dihet ende se kur e sa do të jenë, kanë sjellë pritshmëri të reja në shifrat e zyrës së ministrit të Financave Shkëlqim Cani, që ka i kërkuar Parlamentit të pezullojë investimet e vitit 2015 deri në pritje të parave të premtuara nga Erdogan për godinën e re të parlamentit. Për këtë janë shtyrë të gjitha investimet e reja. Projektet e ndara në emergjente dhe të nevojshme do të rivlerësohen në një moment të dytë. Presidenti turk Erdogan gjatë vizitës në Shqipëri kishte thënë se ishte gati projekti arkitektonik i parlamentit të shqipërisë dhe Turqia mund të marrë përsipër restaurimin e tij. Në media u fol se Ergodan kishte kërkuar në këmbim që Tirana të ndërpriste të gjitha investimet e rivalit të tij politik në Shqipë, çfarë nuk ishte pranuar nga kryeministri Rama, por kjo mbetet ende për t'u qartësuar më tej. A do t'a financojë Turqia akoma rikonsuktrionin e godinës ? Mbetet ende për t'u parë. Marëdhënia mes të dyja vendeve nga pikëpamja tregtare dhe politike janë nga më të mirat, por pas largimit të presidentit turk nga Shqipëria, nuk ka patur ndonjë rikthim të propozimit turk në tavolinat zyrtare të paktën jo të bërë publik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet