Dorëhiqet Fatmir Xhafaj, e zëvendëson Sander Lleshi

Dorëhiqet Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lajmi u dha nga Kryeministri Edi Rama, në median sociale. Rama pranoi dorëheqjen e ministrit të Xhafaj duke emeruar ne vend te tij Gjeneral Sander Lleshin. Gjenerali Sandër Lleshi, ka kryer kualifikime të larta ushtarake në Gjermani. Ai ka qënë Atashe Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, nga viti 2003-2006. Më herët ka përfunduar kursin e avancuar të gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve, (Bundessprachenamt), kursin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kursin e Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg. Gjeneral Lleshi ka kryer edhe Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qëndrën për Studime të Sigurisë Europiane George C. Marshall, në Garmisch Partenkirchen, në Gjermani. LLeshi njihet si një njeri me integritetit dhe që i është përmbajtur Kushtetutës në të gjitha vendimet që ka marrë. Ai është një prej ministrave më të pa përfolur të kësaj qeverie.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet