Drejt një traktati të ri miqësie me greqinë

Ministri i jashtëm i greqisë, Nikolaos Kotzias, vazhdon vizitën e tij në Tiranë. Në Universitetin e tiranës sot ai foli për një traktat të ri miqësie me shqipërinë, për të cilin të dyja vendet duhet të bien dakord për pikat kryesore, brenda këtij viti. "Objektivi ynë është forcimi i marëdhënieve tona dypalëshe dhe forcimi i marëdhënieve ekonomiko-sociale mes vendeve të rajonit. Duam të mos lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra që do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Po ashtu, dëshiroj zgjidhjen e tyre përmes dialogut, mirëkuptimit dhe në mënyrë racionale" tha ministri grek, që më pas u prit nga Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet