Drejtuesit e opozitës mundohen me larë duart...me thënë se ne nuk kemi gjë në dorë...jetojnë në superlluks...kjo nuk është e moralshme

Ish polici, Pjerin Ndreu, prezent dhe rrëmujat e 21 janarit të organizuar nga partia Socialiste, dhe pas kësaj në karrigën e deputetit, kur PS mori pushtetin, sot del në tv duke bërë një ndarje të qartë ndërmjet revoltave popullore dhe protestes së opozitës. Pushteti nuk merret me militantë, nënvizoi ai në një interviste televizive. Protestuesit do të largohen ashtu siç edhe erdhën, parashikon. "Opozita i ka kapacitetet për të bërë një protestë, por si do vijnë, ashtu edhe do shkojnë. Janë të pazotët dhe vetëm mund të bëjnë ndonjë rrëmujë. E vetmja gjë ndryshe është se këtë drejtuesit e opozitës mundohen me larë duart dhe me thënë se ne nuk kemi gjë në dorë. Pasqyra ku lexoi veten opozita ishte protesta studentore, dhe aty ajo as tentoi të afrohej. Krebiliteti i drejtuesve të opozitës është shumëfish më poshtë se i qeveritarëve tanë. Po të dalësh për hallet e popullit duhet të kesh halle vetë. Por këta jetojnë në superlluks dhe kjo nuk është e moralshme dhe njerëzit nuk kanë pse t’u vijnë pas këtyre", tha.Duke u ndalur tek opozita, deputeti i PSsë bëri me dije se qëllimi i partive opozitare është që të pengojnë Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij është në një rrugë të pandalshme. Pjerin ndreu nuk foli për vetingun ne Parlament.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Toni  e Hënë 18 Shkurt, 2019

    Cope malo!