Duam Reformen Zgjedhore. Tryeza ende pa kompromis, rritet presioni ndaj partive

Reforma zgjedhore është më afër se kurrë, por palët duket se po vënë kushte mbi kushte. Kjo ka bërë që ende të mos arrihet një kompromis për shqiptarët. Ambasada Amerikanë në Tiranë dhe ajo e Bashkimit europian kanë kërkuar marëveshje deri në fund te muajit të kaluar, por opozita dhe mazhoranca nuk e kanë arritur dot kompromisin. “Reforma Zgjedhore në linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kushti i nevojshëm për të lëvizur drejt integrimit në Bashkimit Europian”, shkruan Soreca në Tëitter. "Është koha tani të ndaloni së këmbënguluri në pozicione të pa-mundshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja”, thekson Ambasadorja Kim.

Megjithë presionet e opinionit publik dhe ambasadave te huaja së bashku me organizatat, marëveshja për Reformën zgjedhore e cila do ti jepte përfundimisht një shtysë të fortë vendit për të filluar bisedimet e anëtarësimit është në po të njëjtën pikë, për shkak së mungon fjala e përbashkët mes palëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet