Ekonomi, duam të sigurojmë ndërrimin e sistemit

Politika nuk ka fuqinë për të vendosur gjykata, por për të shkundur sistemin për të pasur një gjykim të drejtë, tha sot deputetja e partisë Socialiste, Milva Ekonomi, duke folur për ngjarjet e 21 Janarit 2011. E ftuar në një studio televizive, Ekonomi tha se “sot kemi shembullin e qartë të ndryshimit nga viti 2011 në vitin 2019”. Demokracia në Shqipëri është fuqizuar. “Ne sot jetojmë në kohë protestash, ku studentët u lanë të lirë të protestonin. Demokracia funksionon përmes dialogut dhe jo plumbave. Ky është ndryshimi i madh”, tha ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet