Opozita organizon azilantët ? Kastriot Islami: ''Kapini''

Debate në komisionin e Jashtëm për azilantët. Socialistët i referohen informacioneve gjermane

TIRANE - Zv.kryetari i parlamentit gjerman u ka dhënë informacione socialistëve se trafiku i klandestinëve është i projektuar dhe udhëhequr nga dy agjenci (turistike ?) që janë shumë afër më opozitën. Që trafiku i azilantëve ishte i organizuar, nuk kishte nevoje që ta thoshin gjermanët sepse vetë numri i lartë i udhëtarëve në pak kohë të bën ta mendosh, por që politikanët po e përdorin si top të radhës nuk është risi. Drejtësia si gjithmonë hesht. Ky debat është bërë në Komisionin e jashtëm, ku dy socialistët Arta Dade dhe Namik Dokle thanë se këto dy agjenci që i zv.kryetari i parlamentit gjerman u paska thënë, janë të lidhura më opozitën. Kjo ka shkaktuar debate në dhomë aq sa Kastriot Islami ua ka prerë shkurt: "Kapini...prandaj e keni Saimir Tahirin".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. geni  e Premte 23 Tetor, 2015

    Po ja fusni kot fare .Azilantet ikin se nuk kane as nje shprese, kur ndima eshte 3000 lek dhe ju kerkohen 5000 per dritat dhe 2000 per ujin ,me se do rojene? , shtet qe nuk ka as nje planifikim per keta njeres , nuk ka as nje program sociol , per keto shtresa te varfera te popullsise