''E dinë fare mirë të gjithë…'', pse Basha nuk e publikon kontratën e qirasë së vilës luksoze?

Ditët e fundit ka bërë shumë bujë lajmi se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk jeton më në apartamentin e tij në qendër të Tiranës, por është zhvendosur në një vilë në rezidencën luksoze “Long Hill”, të Agron Papulit.

Basha u justifikua, duke thënë se e kishte marrë me qira vilën, duke pretenduar se pallati ku jetonte është në rikonstruksion, për shkak të dëmeve nga tërmeti, gjë që në fakt u mohua nga Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Basha ishte i ftuar në një emision televiziv në RTSH, ku sërish nuk i është përgjigjur dot pyetjes për kontratën e qirasë dhe pse nuk e publikon atë.

I pyetur nga gazetari se pse nuk e publikon kontratën e qirasë, Basha i ka bërë “bisht” pyetjes duke thënë se të gjithë e dinë kontratën dhe nuk ka pse e bën këtë, kur në të vertetë nuk ka asnjë kontratë publike.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Mund të botoni një faksimile të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellallët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike.

Ajo që po ju them është kjo, e gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në rradhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve. /dita.al/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet