E majta hedh sytë nga të rinjtë dhe gratë, rritet përqindja e tyre nëpër Forume

Ndërsa Partia Demokratike ka filluar ristrukturimin e brendshëm të saj, rivalët e tyre po mendojnë të bëjnë ndryshime në Qeveri nëpërmjet një 'mea culpa' të shëndoshë. Protestat e studentëve ishin një shtysë për këtë. E pranoi dhe Kryeministri Rama disa hërë. Tani mesa duket po priten lëvizje të rëndësishmë në kabinete qeveritare. Do të lëvizin shumë ministra, të tjerë do të vijnë. Profilet me të cilët do të zëvendësohen do të jetë të karakterit teknik, jo politik. Kjo do ti bëjë më mirë qeverisjes për shqiptarët e lodhur nga fytyra të përfshirë në skandale. Asambleja e PSsë do të mblidhet më datë 28 Dhjetor dhe aty mund bëheët një analizë e ftohtë e kësaj qeverisjeje, me të mirat dhe të metat e saj. Në forumet e PSsë priten të përfshihen 30% gra dhe 30% të rinj. Më këtë lëvizje Partia socialiste do të hapet më shumë ndaj qytetarëve dhe pritet të ketë prurje të reja, kjo për të rritur dhe besimin e qytetarëve ndaj qeverisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet