EURALIUS rrëzon kërkesën e PD për lënien jashtë nga Vetingu të ILDKP dhe DSIK

Komisioni i posaçëm i Reformës në drejtësi ka nisur dje punën për projektligjin e Vetingut. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, drejtuesi i misionit EURALIUS, Rainer Deville, ka sqaruar anëtarët e komisionit, se rreth 20 vërejtjet e Partisë demokratike për Vetingun, do të merren në konsideratë dhe do të integrohen në draftin e ri që do të hartojnë ekspertët. Këto të fundit, kanë kundërshtuar kërkesën e opozitës për të zvogëluar rolin e Operacionit ndërkombëtar në proces. Gjithashtu janë rrëzuar edhe disa kërkesa të tjera të demokratëve, për mospërfshirjen e ILDKP dhe DSIK, për të cilat EURALIUS është shprehur se nuk mund të përjashtohen. Komisioni i BEsë shpreson se palët politike do të miratojnë sa më shpejt ligjet, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet plotësisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet