Erion Braçe Zv.kryeministri i ri i kabinetit; Objektivi, transformimi i administrates publike, qytetarët të mos paguajnë rryshfete!

Pasi falenderoi Senida Mesin për rolin që ka patur në Qeveri, Edi Rama bëri publik emrin e zv.Kryeministrit të ri, një kritik i fortë brenda PSsë. "Erion Braçe do të jetë zv.kryeministri i ri i qeverisë", deklaroi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Senida Mesi së bashku me Ditmir Bushatin, i cili zëvendësohet nga Genc Cakaj, do të shkojnë në Shkodër, ku priten të bëhen gati për zgjedhjet lokale. Kush e di nëse do të jetë pikërisht një nga këta emra, kandidat për kryetar bashkie, në zgjedhjet vendore 2019. Do të përkushtohemi ndaj njerëzve, theksoi me forcë kryetari i Partisë Socialiste. Deklarata e parë që dha Braçe menjëherë pas marrjes së postit, zyrtar në Janar, ishte: iu bëj thirrje qytetarëve të mos paguajnë për shërbimet shtetërore, dhe mesa duket ky do të jetë objektivi parësor për të: transformimi i administratës publike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet