Dokumenti për zgjidhjen e krizës, europarlamentarët 6 orë negociata në Tiranë

Ndërkombëtarët do të tentojnë të zgjidhin krizën politike në Shqipëri, për të disatën herë. Dy gjermanët, pjesë e partive popullore europiane, ku aderon dhe partia Demokratike, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, mbërrijnë në Tiranë sot në mesditë. Ata do të negociojnë për dokumentin politik që orë më parë u është dërguar me email krerëve kryesorë të tavolinës, Kryeministrit Edi Rama, Kryeparlamentarit Ilir Meta, dhe kryetarit të PDsë Lulzim Basha. Ata do të qëndrojnë gjashtë orë në Shqipëri gjatë të cilave do të përpiqen të bindin palët të gjejnë një zgjidhje për qeverinë teknike, kërkesë kjo mesa duket e panegociueshme për demokratët. Në fund të kësaj pritet që PS-LSI-PD të firmosë marëveshjen e shumëpritur që do të nxjerrë vendin nga kriza.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet