FSHF kërkon mosekstradimin e Ismail Morines në Serbi

Federata shqiptare e futbollit kërkon që Ismail Morina të mos ekstradohet në Serbi. FSHF i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të ndërhyjnë për të ndaluar esktradimin e Ismail Morinës nga Gjykata e Lroacisë. “FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një çështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një diçka e tillë të mos realizohet, dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë” shkruan FSHF, në komunikatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet