Flet Bylybashi: Duhet të garantojmë mbrojtjen e zgjedhësit shqiptar

Pas përfundimit të tryezës së Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, kanë reaguar edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Bylykbashi tha se këtë të martë u diskutua për tri çështje të rëndësishme, atë të kuotës gjinore, shkurtimit të periudhës zgjedhore dhe financimin e fushatave zgjedhore.

“Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme, por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet