Frika nga dorëheqjet, kërkohen 25 magjistratë të rinj për Vetingun

Drejtuesi i misionit EURALIUS në Tiranë, ka vendosur që të përfshijë në ligjin e Vetingut, që shkolla e magjistraturës të hapë kurse jashtë rradhe për magjistratët e rinj. Kjo për arsye se nga eksperiencat e mëparshme, siç është ajo e Kosovës, rreth 10 % e gjyqtarëve dhe propkurorëve, do të japin dorëheqjen duke mos iu nënshtruar proçesit të rivlerësimit të pasurisë dhe figurës profesionale. Përfaqësuesi i EURALIUS, Rainer Deville, ka argumentuar faktin se Shkolla e magjistraturës duhet të jetë e gatshme për të plotësuar vakumin e sistemit të drejtësisë, si pasojë e dorëheqjeve. Sipas Deville, nëse më parë ishin parashikuar 5 vende të reja në Shkollën e magjistraturës, tashmë ky numër duhet të shkojë në 25. Konkurset do ët zhvillohen për vitet akademike 2016-2017 dhe 2017-2018.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet