Gati harta dixhitale e mbetjeve urbane

Peleshi: ''jo përdorim politik tarifës së mbetjeve''

TIRANË - Ministria e Zhvillimit Urban prezantoi të premten “Hartën dixhitale të vend-depozitimeve të mbetjeve urbane në Shqipëri”. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, zv/kryeministri Niko Peleshi, duke vlerësuar projektin, kërkoi bashkëpunimin e pushtetit vendor në këtë drejtim, sidomos në aplikimin e tarifës së mbetjeve. Zv/kryeministri tha se kjo tarifë, që paguhet nga qytetarët, të mos trajtohet politikisht, por këshilltarët bashkiakë të marrin përgjegjësi politike dhe qytetare. “Tarifa për mbetjet urbane të trajtohet me guxim politik nga pushteti vendor dhe të mos luhet politikisht, nga këshilltarët bashkiake nga njëri apo tjetri kah, në përpjekje për të fituar simpatinë apo një grusht votash, pasi në këshillat bashkiakë shpesh luftohet për të mos vendosur tarifë apo për të mos e ndryshuar tarifën. Ne sot duhet të marrim përgjegjësinë politike dhe qytetare për t’u bërë apel qytetarëve që të paguajnë” tha Peleshi. Duke vënë në dukje angazhimin e qeverisë në menaxhimin e mbetjeve urbane, edhe në aspektin financiar, Peleshi tha se harta dixhitale do i shërbejë shumë njësive vendore, të cilat po hartojnë planet e përgjithshme vendore.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet