Gazmend Bardhi: Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja, verbëri politike

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin e mjekut Ilir Allkja duke e konsideruar si verbëri politike. Brardhi shprehet se “Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27-vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht”.

Ai tha se “mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve. Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale. Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkja është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye".

"Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura për të mbrojtur mjekët dhe personelin. Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”, tha ai.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet