Gent Cakaj de facto Ministër i jashtëm: Rama i delegon kompetencat

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i delegoi sot zv.Ministrit Gent Cakaj detyrën e drejtimit të kësaj ministrie. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së kalimit të stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Cakaj vuri në dukje rezultatet dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka shënuar prej 5 vitesh nën drejtimin e ministrit Bushatit.

Trajta amorfe dhe përmbajtja pothuaj likuide e politikës së jashtme të Shqipërisë, sipas Cakajt është shndërruar në një platformë solide në qasje dinamike të mirëstrukturuar dhe të mbështetur fuqishëm në parimet e dinjitetit kombëtar dhe besueshmërisë ndërkombëtare.

“Të qenit drejtues i këtij institucioni kyç të shtetit shqiptar me kompetenca të deleguara nga kryeministri Edi Rama, nën vëzhgimin e tij pashmangshmërisht të afërt, është një start i garantuar nën dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve pa faj”, tha Cakaj, në fjalën e tij prezantuese.

Pavarësisht sfidave të mëdha dhe problemeve të pamohueshme, sipas tij, “Shqipëria sot qëndron në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik dhe nivelin më të konsoliduar të veprimit politik të jashtëm.

“Vendi ynë është bërë bartës i një varg nismash rajonale që gjithësesi dëshmon për kredibilitetin e tij më tepër se sa rajonal. Shqipëria qëndron më afër se kurrë sot para vendimin historik për hapjen formale të negociatave për tu bërë pjesë e familjes europiane. Atdheu ynë, Shqipëria është në fazën e pakthyeshme të përgatitjeve përfundimtare për kryesimin e OSBE-së në vitin që vjen”, vijoi Cakaj.

Ky transferim autoriteti institucional, sipas tij, “nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike dhe politike të qeverisë shqiptare në kuadrin e politikës së jashtme”.

“Me energji të reja dhe qasje proactive ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara me më shumë vullnet, rrugën drejt integrimit rajonal duke forcuar profilin e Shqipërisë si një aktor aktiv e dinamik me peshë të pamohueshme dhe subjekt qendror që dëgjohet me vëmendje nga të gjithë dhe trajtohet me respekt nga secili”, tha ai.

Cakaj garantoi se Shqipëria do të mbetet forcë e patjetërsueshme e paqes dhe stabilitetit, promovuese dhe bartëse e ideve të zhvillimit përmes mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët pa dallim.

Shqipëria, tha Cakaj, ka hyrë në një fazë të re të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale me vende të rajonit, duke siguruar zbatueshmërinë e marrëveshjeve të dyanshme dhe po ashtu duke gjeneruar projekte të reja dhe konkrete politike.

“Ne duam të rrisim më tej ndërveprimin me faktorin shqiptar në veçanti. Në kohën që po vjen dhe me horizontet që po hapen ne do të jemi më pranë tyre. Jemi të përkushtuar të kryejmë të gjitha obligimet që vijnë nga angazhimet tona në rajon në kuadër të procesit të Berlinit”, tha Cakaj.

Kjo vëmendje e shtuar në politikën rajonale, sipas tij, “nuk duhet të lexohet si shenjë lëshimi në axhendën tonë europiane, përkundrazi zhvillimi i Shqipërisë në rajon është një kusht themelor i konsolidimit të pozicionit tonë në axhendën europi

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet