Gjiknuri: Do të pranojmë çdo gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ OHDIR

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën, Zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh se ligji zgjedhor ofron garanci shtesë nga problemet e së kaluarës.

Në një intervistë televizive, Gjiknuri tha se, “ligji zgjedhor nuk të sjell në pushtet, është një paqe përpara lojës tjetër që do fillojë. PS në fund të fundit, PS ka fituar zgjedhjet sepse ka patur vota”.

“Marrëveshjet janë të dhimbshme. Çdo gjë me kodin zgjedhor që është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ OHDIR-it ne do ta pranojmë. Që nga çështja e administratës zgjedhore, futja e teknologjisë ka çështje të financimit të fushatave zgjedhore. Përmirësimi i listave të zgjedhësve. Ai dokument, ka një bazë të rënë dakord, ka një konsensus për pikat që janë rënë dakord”, tha Gjiknuri.

Në lidhje me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, Gjiknuri tha se, “zgjedhjet e parakohshme kanë vetëm një mënyrë se si zhvillohen. Atë e ka thënë edhe kryeministri sepse ai e ka në dorë dhe ka një mënyrë kur vet mazhoranca me vullnetin e saj shpërndan parlamentin kur ai humbet votëbesimin. Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhorancë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet