Gjosha e mendon ndryshe nga Hoffmann: çështja e azilkërkuesve s'ka lidhje me vullnetin politik

Ministrja Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për Hermesnews, flet për azilkërkuesit, integrimin dhe korrupsionin

Si mund t'a influencojë çështja e azilantëve integrimin e Shqipërisë ?

Proçesi i integrimit të Shqipërisë, vlerësohet në ecurinë e tij nga përmbushja e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë nga Komisioni Europian. Me përmbushjen e tyre, ne do të jemi gati të kalojmë në fazën tjetër që është hapja e negociatave. Megjithatë rritja e fluksit të azilkërkuesve, nuk e ndihmon këtë proçes, pasi ndikon në imazhin e Shqipërisë. E ritheksoj për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke bërë thirrjen të heqin dorë nga kërkesa të tilla, të cilat dëmtojnë vetë ata dhe familjet e tyre.

Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann ka shprehur pakënaqësi për mungesën e pakët të vullnetit të politikës për t'a trajtuar çështjen e azilantëve në debate publike. Ju a mendoni se politika duhet të kishte bërë më shumë ?

Mendoj se çështja e azilkërkuesve nuk ka lidhje me vullnetin politik, pasi siç duket qartë çdo ditë, është një fenomen që kalon kufijtë e Shqipërisë.

Kryeministri Rama duket se është më shumë i impenjuar për integrimin mes popujve të ballkanit sesa të Shqipërisë në BE. Europa mund dhe të presë për shqiptarët ?

Kryeministri Rama dhe gjithë kabineti i tij, që me marrjen e mandatit qeverisës e kanë vendosur procesin e integrimit, prioritetin kombëtar më madhor për vendin. Është bërë një punë kolosale me reformat të cilat vlerësohen çdo ditë nga partnerët tanë europianë.

A e pengon integrimin më shumv varfëria apo korrupsioni ?

Procesi i integrimit është një proces kompleks që nuk mund të kornizohet me këto dy fenomene. Megjithatë nëse me duhet të zgjedh, padiskutim që korrupsioni dëmton procesin, pasi integrim para së gjithash do të thotë konsolidim I demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. dauti  e Diel 13 Shtator, 2015

    po zonja ministre po ju mendoni per keto te tute njehere lini ata qe shkojne nga kosova te merret kosov me to merruni me shqiptaret ju