Gjosha në Bundestag, u bëjmë apel shqiptarëve të mos ikin. Gjermanët, zhvilloni vendin tuaj

Ernstberger: ''Steti shqiptar duhet të gjejë të gjithë mekanizmat për t’i atyre shanse që ata të mos e mendojnë largimin nga vendi''

TIRANË - Ministrja e integrimit europian, Klajda Gjosha, në vizitën e fundit të qëndrimit në Berlin, u takua me zv. Këshilltarin e Kancelares Anxhela Merkel, për çështjet Europiane Franz Neueder dhe Kryetarin e komisionit parlamentar për çështjet e BEsë Günther Krichbaum. Shqipëria po punon për përfundimin sa më të shpejtë të reformës në Drejtësi. Është thelbësore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian tha Gjosha. Kryetari i komisionit Parlamentar për çështjet e BE-së në Bundestag Günther Krichbaum, tha gjatë takimit se, Gjermania do të mbështesë me ekspertizë proçesin e integrimit të Shqipërisë. Takimin e fundit në Bundestag, Gjosha e pati me me znj. Petra Ernstberger, anëtare e Bundestagut, me të cilën biseduan për krizën e emigrantëve dhe përpjekjet e shqipërisë për të çuar përpara proçesin e integrimit. “Ju po bëni hapa të rëndësishëm me proçesin e integrimit dhe ne do t’ju mbështesim. Ne e duam Shqipërinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por gjithashtu duam që ju të ndërmerrni të gjitha reformat për të zhvilluar vendin tuaj” tha Ernstberger. Duke u ndalur tek azilkërkuesit, Ernstberger u shpreh se kjo nuk është rruga e duhur për të rinjtë shqiptarë dhe se shqipërisë i duhen të rinjtë brenda vendit, për këtë shteti shqiptar duhet të gjejë të gjithë mekanizmat për t’i atyre shanse që ata të mos e mendojnë largimin nga vendi. Gjosha, theksoi gjithashtu se po merren të gjitha masat për të ndaluar këtë fenomen: “Në bashkëpunim me ambasadën Gjermane dhe të gjitha institucionet shtetërore, ne u kemi bërë apel qytetarëve tanë të ndalin kërkesat për azil. Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ta parë në thellësi këtë fenomen social” tha Ministrja Gjosha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet