Gjosha në Paris për samitin e vendeve të Ballkanit perëndimor

Franca kërkon implementimin e reformave në sistemin juridik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

PARIS - Ministrja e integrimit europian Klajda Gjosha takoi sot me Ministrin e shtetit për çështjet europiane Harlem Désir në Paris, ku u fol për forcimin e marëdhënieve bilaterale në aspektin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, në prag të Samitit të vendeve të Ballkanit perëndimor i cili në verën e vitit 2016 në Francë. "Jemi të angazhuar të miratojmë sa më shpejt reformën në drejtësi, për të cilën mbështetja e ndërkombëtarëve ka qenë shumë e madhe. Kjo reformë është kyçe, pasi do ti kthejë së pari qytetarëve shqiptarë, besimin tek proçesi i integrimit, do të krijojë më shumë besim tek investitorët e huaj, e mbi të gjitha do jetë drita jeshile që Shqipëria të kalojë në fazën e radhës që është hapja e negociatave. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund ta hedhim këtë hap pa reformën në drejtësi, ashtu siç kërkojmë që implementimin e kësaj reforme ta realizojmë përmes tyre" tha Ministrja Gjosha. Ministrat po ashtu diskutuan marëdhëniet e Shqipërisë dhe BEsë. Franca kërkon implementimin e reformave në sistemin juridik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet