Gjosha niset për në Bruksel. Komisioni Europian insiston në reformat e drejtësisë dhe dekriminalizimin

Ministrja me përfaqësues të lartë për zgjerimin: ''të vetëdijshëm se nuk mund të ecim përpara me proçesin e integrimit pa përfunduar këtë reformë''

TIRANE - Europa mban një sy e vesh këtej nga Shqipëria. Komisioni Europian dëgjon, mban shënim dhe premton një analizë objektive të përpjekjeve që bën Tirana dhe insiston për reformën e drejtësisë. Ministrja e integrimit Klajda Gjosha mori avionin për në Bruksel për të bindur drejtuesit e lartë të Drejtorisë së zgjerimit të komisionit europian, se Shqipëria po punon seriozisht. Drejtoresha për politikat e fqinjësinë dhe zgjerimin Michela Matuella dhe Përgjegjësi për ballkanin perëndimor Jean Eric Paquet, janë dyshja që mbulojnë ecurinë e pesë prioriteteve të Shqipërisë në Komisionin Europian. Ata kërkojnë krijimin e një administrate profesioniste dhe të depolitizuar dhe thonë se rrezultatet janë të prekshme, por puna duhet të vazhdojë dhe ritmi të mos ndalet, sidomos për reformën në drejtësi. "Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ecim përpara me proçesin e integrimit pa përfunduar këtë reformë” u tha Ministrja Gjosha e cila takoi dhe Christian Danielsson, Drejtorin e përgjithshëm për politikat e zgjerimit dhe fqinjësisë së BEsë, në Komisionin Europian. Shqipëria do të aistohet me ekspertizë për të gjitha fushat ku është e nevojshme, por duhet t'ia dalë vetë si me reformën në drejtësi ashtu dhe me dekriminalizimin e parlamentit, fort të kërkuar nga opozita shqiptare dhe duket se mazhoranca po lëviz.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. enis bushati  e Mërkurë 9 Shtator, 2015

    uroj te shporre nga parlamenti te gjithe kriminelet , i gjithe populli e di se cfare malli jane nuk pret asgje te mir prej tyre injorante me imunitet

  2. ani  e Mërkurë 9 Shtator, 2015

    ka vite qe po merren me kete pune po sa te jete ne parlament dyshja rama - meta nuk ka integrim