Britanikët takojnë Gjoshën, nuk ka integrim pa rezultate konkrete në drejtësi

Ministrja Gjosha kërkon implementimin e reformës përmes kapitujve 23, 24. Graham Styles: ''rrezultatet konkrete të reformës në drejtësi janë të rëndësishme për vijimësinë e proçe

TIRANE - Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, priti Drejtorin e departamentit për ballkanin perëndimor dhe zgjerimin, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe Graham Styles i cili shoqërohej nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon. Bashkëbiseduesit u fokusuan kryesisht tek puna e bërë për përmbushjen e 5 prioriteteve, reforma në drejtësi dhe perspektiva e hapjes së negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian. “Nuk kanë ndalur për asnjë moment përpjekjet për të finalizuar këtë reformë, por ne jemi të bindur se implementimi i saj do të ishte shumë me efektiv, përmes kapitujve 23 dhe 24, me të cilët ne dëshirojmë të hapim negociatat. Në këtë mënyrë për të gjithë vendet anëtare do të mundësohej monitorimi më i plotë dhe konkret i gjithë progresit që ka bërë Shqipëria” tha Ministrja. Styles, vlerësoi përpjekjet dhe punën që po bën Shqipëria për të ecur përpara me proçesin e integrimit, duke ritheksuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për këtë proces. “Ne vlerësojmë progresin e bërë deri tani dhe besojmë se jeni në rrugën e duhur. Sigurisht që rezultatet konkrete të reformës në drejtësi janë të rëndësishme për vijimësinë e proçesit, për të cilin Britania e Madhe është e gatshme të japë mbështetjen e saj” tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet