Gjykata Speciale në Hagë fton Jakup Krasniqin

Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Ai do të paraqitet gjatë javës së ardhshme, saktësisht më 24 korrik. Krasniqi shpreh bindjen se drejtësia do të vihet në vend, duke theksuar se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë. “Është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete”, tha Krasniqi. Ai shtoi se Gjykata Speciale është ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Europës, i cili ka qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /KosovaPress/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet