Gjykata e Krimeve të Rënda bllokon pasaporten e Sajmir Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish ministrit Tahiri duke mos e lejuar të të kalojë kufirin për një afat kohe të pacaktuar. Gjykata e mori këtë vendim pas kërkesës së orgamit të akuzës që po heton Tahirin. Pas këtij vendimi një kopje e pasaportës së tij i është dërguar të gjithë pikave kufitare për të mos lejuar kalimin e tij. Avokati i ish ministrit e ka cilësuar këtë veprim të gjykatës si absurd dhe të pabazuar në prova. Avokati bëri me dije se do të apelojë për këtë vendim. Ndaj Tahirit rëndojnë dy akuza, ajo e trafikut të narkotikëve të kryer në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë të shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet