Gjykata rrëzon kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të Valentina Leskajt

Gjykata kushtetuese nuk ka pranuar të gjykojë kërkesën e një grupi deputetësh të PD, për papajtueshmëri të madatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj. Kolegji i Gjykatës kushtetuese, i përbërë nga gjyqtarët, Fatmir Hoxha, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo, e ka cilësuar kërkesën e deputetëve të PD jashtë juridiksionit. Sipas tyre, deputetja Leskaj nuk ka qënë përfituese e fondeve publike. Në argumentimin e gjykatës, papajtueshmëria e mandatit të deputetit, mund të interpretohet nga Gjykata, vetëm nëse deputeti ka përfituar fonde publike, por jo familjarët e tij, bazuar në nenin 70 paragrafi 3. Përveç deputetëve të PD, ka qënë dhe vetë Leskaj, e cila i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dërgimin e mandatit të saj në kushtetuese, pas akuzave të opozitës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet