Glover: Dorëzuam raportin final me rekomandimet që duhet të diskutohen

Kryetarja e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover po zhvillon sot një vizitë në Shqipëri.

Ajo zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa takon edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pasdite, Glover do të takojë edhe anëtarët e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Glover do t’i dorëzojë atyre raportin final për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në fokus të takimeve do të jenë gjetjet dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Këto rekomandime pritet të bëhen pjesë edhe e reformës zgjedhore e cila është vendosur si një kusht gjithashtu për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediat Glover u rezervua të jepte detaje mbi vizitën në Tiranë, ndërsa kujtoi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR ku janë shkruar të gjitha rekomandimet për t’u zbatuar.

“Erdhëm këtu me raportin final, i cili i është dorëzuar institucioneve dhe përmban rekomandimet që duhet të diskutohen. Kam frikë se nuk kam asnjë mesazh për ju”, tha ajo për mediet. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet