Greqia e pranon: Pakti i 2009 ishte i gabuar

Pasi çështja e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë ka marrë një debat të gjërë, Greqia e ka pranuar se ky pakt nuk i shte i duhuri. Mediat greke raportojnë se auoritetet vendase kanë pranuar se pakti detar me kryministrin Berisha 9 vite më parë kishte gabime. Në këtë marrëveshje është përdorur një metodologji pjesërisht e gabuar sidomos në faktin e përllogaritjes së distancave nga gjiret detare. Për këtë arsye dy vendet fshinje kanë arritur një marrëeshje të re për paktin detar, për të përcaktuar zonat ekskluzike ekonomike mes njëra-tjetrës.

"Marrëveshje pala greke pranon se deri më sot ndarja e kufirit detar për Zonat ekskluzive ekonomike është bërë, pjesërisht, me metodologji të gabuar, mendim që deri më tani e ka mbështetur pala shqiptare gjatë këtyre bisedimeve. Domethënë që pranohet se gjiret detare duhet të llogariten si “të mbyllyra”, në mënyrë që nga kjo vijë të llogaritet marrëveshja sipas parashikimeve të Paktit Detar", thonë mediat greke.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet