Greqia premton angazhin për çështjet e integrimit me fqinjët

Greqia nuk do të bëhet më barrierë për çështjet e integrimit me fqinjët. Në Parlamentin europian sot Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se: "Athina ka një sjellje konstruktive me fqinjët". Cështjet e vjetra mes Shqipërisë dhe Athinës janë ende në proçes negociatash, ndërsa në lidhje me Maqedoninë, Athina është në pritje të rrezultatit të referendumit që do të mbahet me datë 30 Shtator të këtij viti atje. Kryeministri maqedon Zoran Zaev kishte thënë më parë se do të jepte dorëheqjen në rast se referendumi në Maqedoni do të dështonte. Në marëdhëniet me fqinjin e saj Tirana zyrtare pritet të finalizojë çështjet si kufiri detar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet