Eduard Halimi, ish deputet i PDsë

Halimi lë befasisht mandatin e deputetit, reagimet: “Me ikjen e tij e djathta dobësohet ndjeshëm”

Figura e njohur e partisë demokratike, Eduard Halimi, ka dorëzuar befasisht mandatin e deputetit. Lajmin e ka njoftuar vetë Halimi, duke sqaruar se arsyeja e marrjes së këtij vendimi është përkushtimi i një projekti të së drejtës ndërkombëtare private. Ish-deputeti falenderoi veçanërisht Sali Berishën për mundësinë që i dha për të kontribuar në politikë në gjithë këto vite, por nuk harroi të përmendë as kryetarin aktual të partisë demokratike.

“Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot. Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite. Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot. Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite”.

Halimi ka mbajtur 3 herë postin e deputetit. Pas dy mandateve si deputet i Qarkut të Durrësit, ai u zgjodh në zgjedhjet e 25 qershorit deputet i Qarkut të Beratit ku edhe kryesonte listë. Por kush do ta zëvendësojë Halimin tashmë në parlament? Sipas rregullit, mandati i kalon të dytit në listë, që përkon me emrin e Astrit Veliajt. Po kjo nuk dihet ende. Në listën e kandidatëve deputetë në qarkun e Beratit rënditet e 6 vtëm një fëmer, Juvona Jani. Pasi mori vesh lajmin ka reaguar gjithashtu edhe kryetari i komisionit të ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja. Ai shprehet se me kjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq, pasi ai ishte një kudërshtar i vështirë dhe një jurist i aftë. Ja reagimi i Manjas:

“Të dashur miq !

Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet