Haradinaj falenderon mbështetësit pas dorëheqjes

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj publikoi një status në facebook ku falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe nënvizoi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. “Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj. Haradinaj u dorëhoq nga posti i kryeministrit të Kosovës të premtën, për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Kryeministri në largim Ramush Haradinaj dorëzon sot edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet