Haradinaj këshillohet me të për çdo gjë, praktikisht udhëheq ai pas kuintave

Thuajse të gjithë kanë mentorë në jetë, apo ndryshe udhëheqës, të padukshëm. Dikush më shumë e dikush më pak. Ka një dhe Kryeministri i kosovës Ramush Haradinaj. Kontaktet mes tij dhe mentorit të vet janë të rregullta, në telefon shumicën e kohës, por dhe vizita të drejtëpërdrejta tek zyra e tij. Kryeministri kosovar vjen mjaft shpesh në Tiranë nëpër takime jozyrtare, dhe flet me të, këshilla në qeverisje, emërime thuajse çdo gjë, por sidomos për çështjet ndërkombëtare. Haradinaj merr mendimin e tij dhe vepron. Ai pyet, dëgjon dhe vepron sipas udhëzime të ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ish lideri i opozitës dhe mbi të gjitha udhëheqësi prapa kuintave i qeverisë kosovare. Deri ku arrin fjala e Berishës në veshët e Haradinajt? Mesa duket këshillat e tij të shëndosha e kanë ndihmuar Haradinaj të marrë vendime të rëndësishme, të kontestuara dhe jo. Mbi të gjitha është fakt marëdhënia e shëndoshë mes Haradinajt dhe Berishes, që sigurisht mbi ndesh me atë mes tij dhe Rames, të paktën para kamerave. Pas kuintave të dy përqafohen përzemërsisht, dhe pse jo pa batuta therëse.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet